Mbrëmjen e kaluar Reporteri ka raportuar për një të ri i cili netë më parë po voziste 200km/h në rrugën B në Prishtinë.
Duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik, D.Bucolli kishte xhiruar veten teksa po voziste me një shpejtësi marramendëse.
Por duket se kjo shpejtësi i shkaktoj telashe të njëjtit.
Burimet bëjnë të ditur se Bucolli ka pësuar aksident mbrëmë pikërisht tek Rruga B, apo tek pjesa që njihet si rrethi duke goditur kështu hekurat mbrojtës të objektit të EULEX-it.
Madje në një fotografi që posedon Indeksonline shihet se vetura BMW e të njëjtit ka pësuar dëme të mëdha materiale.
Vetura e tipit BMW kishte një tabelë tjetër, por që tani i njëjti ka ndërruar atë.
Bucolli njihet edhe si djali i një prej zyrtarëve të KEK-ut e që për policinë është i njohur për vozitje të shpejta dhe shumë të rrezikshme.
Madje ky i fundit njihet edhe për ndërrimet e veturave, të gjitha luksoze
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.