Shefi i Zyrës së BE-së në Serbi, Sem Fabrizi, ka thënë se është e nevojshme që të gjendet një zgjidhje gjithëpërfshirëse ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që do të ishte në dobi të qytetarëve të rajonit.
Ai thotë se për të arritur këtë marrëveshje nuk duhet të ketë vonesa.
Fabrizi ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e BE-së, se do të vazhdojë mbështetjen e dialogut, duke iu referuar fjalëve që ka thënë përfaqësueseje e lartë e BE-së, Federica Mogherini se ‘status-quo është një situatë e paqëndrueshme”, shkruan Tanjug, transmeton televizioni publik.
Derisa vijnë këto thirrje të BE-së për vazhdim të dialogut, kryeministri Haradinaj është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Berlin, ku po takohet me kancelaren gjermane, Angel Merkel.
Në këtë takim temë qendrore do të jetë vazhdimi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Një përpjekje e njëjtë sikurse në Samitin e Berlinit, do të bëhet edhe në Samitin e Parisit që do të mbahet me 1 korrik të këtij viti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.