Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 27 mijë e 404 qytetarë aktualisht janë të infektuar me COVID-19.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 22 raste të vdekjes dhe nga 14 mijë e 284 testime, 1 mijë e 894 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Përderisa gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 15 mijë e 835 doza të vaksinës antiCOVID.
Siç bëhet e ditur nga MSh-ja, prej fillimit të procesit të vaksinimit janë dhënë 841 mijë e 591 doza të vaksinës, përderisa me dozën e dytë të kësaj vaksine janë vaksinuar 284 mijë e 269 qytetarë.
Kurse gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1 mijë e 354 qytetarë, duke çuar numrin e të shëruarve në 117 mijë e 011.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.