×
  • Lajme
  • Botë

    Gjenerali amerikan: Talibanët janë të pamëshirshëm dhe s’dihet nëse do të ndryshojnë

    Reporteri
    02 Shtator 2021 | 7:22

    Gjenerali i lartë amerikan i ka përshkruar talibanët si një grup të pamëshirshëm dhe tha se s’dihet nëse ata do të ndryshojnë.


    Gen Mark Milley tha se është e mundshme që SHBA të bashkëpunojë me ta në operacionet e ardhshme kundër terrorizmit, njofton Klan Kosova.

    Forcat amerikane u tërhoqën nga Afganistani të martën, duke i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës, 20 vjet pasi nisi pushtimin për të rrëzuar talibanët.

    Gjenerali Milley ishte duke folur bashkë me sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin, në paraqitjen e tyre të parë publike që kur trupat e fundit u larguan nga Afganistani.

    Presidenti amerikan Joe Biden mori shumë kritika për tërheqjen e papritur të ushtrisë amerikane në Afganistan, e cila çoi në kolapsin e papritur të forcave të sigurisë afgane që ushtria amerikane i kishte trajnuar dhe financuar për vite me radhë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!