×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti sot: Vranët dhe intervale me diell

    Reporteri
    07 Shtator 2021 | 8:20

    Mot me vranësira dhe intervale me diell do të mbajë gjatë ditës së sotme në Kosovë.


    Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 23 dhe 25 gradë Celsius.

    “Vendi ynë do mbetet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike. Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot me vranësira, intervale me diell dhe me temperatura që i përgjigjen mesatareve të viteve tjera dhe muajit shtator i cili në dekadën e tretë do të na sjellë edhe vjeshtën astronomike. Të enjten dhe të premten do të ketë kushte që në disa zona të bie rigë e dobët e shiut, por përgjithësisht moti do të jetë i qëndrueshëm”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

    Po ashtu do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!