Aktivistët e Partisë Socialdemokrate, Bardh Ahmeti dhe Lisjan Perolli, janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kanë penguar konferencën për medie të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.
Në një video të KP shihet edhe momenti i arreestimit të aktivistëve të PSD-së, shkruan Reporteri.net.
Ndryshe, Ahmeti dhe Perolli kanë hyrë në vendin ku po mbahej konferenca, duke fshikëllyer drejt kryetares së Speciales.
“Nuk mund ta lejojmë të kalojë në qetësi, është përfaqësuese e një gjykate të padrejtë që nuk mund të sjellë qetësi, duan ta ndryshojnë historinë e luftës së Kosovës, duke e bërë si një luftë që ka ndodhë në mes të dy agresorëve, e jo si një luftë për liri”, thanë aktivistët e PSD-së.
Trendafilova tha se i vjen keq që nuk e kupton gjuhën shqipe për të ditur se cka thanë dy të rinjtë, megjithatë, i ka ftuar të njëjtit të kthehen në konferencë, për të bërë pyetje ndaj saj. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.