×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja e dyfishtë e zyrtarëve të PDK-së në Pejë

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 22:22

    Qyteti i Pejës është tronditur me vrasje të dyfishtë në orët e mbrëmjes.

    I vrarë ka mbetur kandidati për kryetar nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj, dhe ish kandidati për kryetar të Deçanit, Blerand Kadrijaj, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Nga kjo tragjedi i plagosur ka mbetur edhe vëllait i Astrit Ademajt.

    Gazeta Online “Reporteri.net” ju sjell pamje direkte nga vendi i ngjarjes në këto momente:

    Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin Pejës, Driton Rugova, derisa ka konfirmuar se dy nga të plagosurit nuk kanë arritur t’i mbijetojnë plagëve.

    Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës ekonomike “Ali Hadri” në Pejë. Janë dërguar në spital të Pejës, por që dy prej tyre nuk kanë arritur t’i mbijetojnë plagëve. Forenzika është në vendin e ngjarjes për të kuptuar se si ka ndodhur e gjithë ngjarja”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!