Ngjarjet e datës 9 Shtator 2021
– Mbahet mbledhja e pestë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, tek Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)
– Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Emir Loku për falsifikim te rezultateve te votimit. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)
– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)
– Mbahet ceremonia zyrtare e lansimit të partneritetit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Bashkimit Evropian dhe UNICEF-it, përmes projektit “Përmirësimi i qasjes në Shërbimet e Shëndetit Mendor dhe Psikosocial për fëmijët dhe familjet dhe vlerësimi i ekosistemit digjital për mësim të vazhdueshëm online”. (Oborri i Rektoratit të UP-së, ora 11:00)
– Kryetarët e shoqatave sindikale të punëtorëve teknik dhe të sigurimit fizik të Spitaleve, QMF-ve dhe Ambulancave të Kosovës takohen për të marr vendim për veprimet e mëtutjeshme sindikale për mos dhënien nga 60 euro sikurse mjekeve dhe infermiereve. (Grand Hotel, ora 11:00 – konferenca për shtyp, ora 12:00).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.