Vëllai i Astrit Ademajt që mbeti i plagosur nga ngjarja tragjike mbrëmë, është ndaluar për 48 orë.
Lajmin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, derisa i njëjti ka thënë se i plagosuri është ndaluar për 48 orë.
“Personi në fjalë është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Nikçi.
Ndryshe, mjeku kujdestar që pranoi viktimat në spitalin e Pejës, tregoi se ata ishin sjellur aty nga i plagosuri A.Ademaj, por pa shenja jete./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.