Në Qendrën e Korrektuese Dubravë, pas një informacioni konfidencial nga Njësiti i Inteligjencës së SHKK-së, përmes rrugëve operative, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.
Stafi përgjegjës për siguri ka lokalizuar dy pako të ardhura për dy të burgosur, në të cilat bastisja ka rezultuar pozitive, ku brenda pakove në mënyrë të kamufluar është gjetur substancë e dyshuar narkotike.
Të burgosurit e dyshuar se pakot me gjëra të kamufluara kanë qenë të dedikuar për ta janë veçuar dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.