×
  • Lajme
  • Lajme

    GAP: Rahoveci, komuna që ka realizuar më së shumti premtime në Kosovë

    Reporteri
    17 Shtator 2021 | 16:54

    Një  hulumtim i bërë nga Instituti GAP e ka nxjerrë komunën e Rahovecit, si komunën që ka realizuar më shumti premtime.


    Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi referuar gjetjeve të GAP-it, ka thënë se i kanë përfunduar 88% të zotimeve, derisa ka shtuar se janë në përfundim edhe të tri premtimeve tjera që janë në proces.

    Ai ka shtuar se transparenca dhe llogaridhënia janë dy shtyllat e qeverisjes së tij për të cilat ai nuk bën kompromis.

    “Rahoveci, komuna që ka realizuar më së shumti premtime në Kosovë!
    Jam i lumtur që sipas Institutit GAP, që bën monitorimin e premtimeve të realizuara nga kryetarët e komunave, Rahoveci ka dalur si komuna që ka realizuar më së shumti premtime.

    I kemi përfunduar 88% të zotimeve tona dhe jemi në finalizim edhe të 3 premtimeve që janë në proces.

    Përveç kësaj, Rahoveci është shpallur edhe komuna më transparente në Kosovë. Transparenca dhe llogaridhënia janë dy shtyllat e qeverisjes për të cilat unë nuk bëj kompromis, andaj ky vlerësim është dëshmi se jemi në rrugë të mirë”, ka shkruar ai.

    Latifi garon edhe për një mandat për të qeverisur me komunën e Rahovecit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!