Lionel Messi më në fund duket se ka gjetur shtëpinë ku do të banojë në Paris.
Futbollisti argjentinas u transferua në Francë që në gusht por gjithçka ishte e papritur dhe ai për momentin bashkë me familjen ka jetuar në hotel.
Por Messi planifikon të qëndrojë të paktën 3 vite te parisienët e për këtë arsye, kërkon një shtëpi me qera në kryeqytetin francez.
Me sa duket, bashkëshortja e tij e ka gjetur një vilë dhe nuk bëhet fjalë për një banesë dosido.
Sipas “The Sun”, ajo i ka ngulur sytë vilës “Palais Rose”, një pronë gjigande prej 2 mijë metrash katrorë, e ndërtuar në vitin 1899 dhe që sipas shtëpisë së ankandeve “Sotheby’s” vlen 48 milionë euro.
Bëhet fjalë më shumë për një kështjellë sesa një vilë, pasi ka 30 dhoma, pishinë të mbuluar luksoze apo kinema private.
Vila në fjalë është frymëzuar nga pallati i Versajës dhe objektet luksoze aty janë kopje të vlerësuara të shumë prej veprave të artit të asaj periudhe.
Një jetë luksi, për Mbretin e ri të Parisit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.