Nga sot nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve me targa RKS, ku për të vendosur rend dhe respketim të këtij vendimi, Njësia Speciale e Kosovës është vendosur në pikat kufitare në Veri.
Portali në gjuhën serbe “Kossev“, shkruan se rruga tanimë është bllokuar, dhe se në mesin e qytetarëve të mbledhur janë zyrtarët e Listës Serbe – Kryetari Zoran Todiq, dhe ish -kreu i rrethit Slavko Simiq, si dhe disa këshilltarë të cilët kanë refuzuar të japin një deklaratë për mediumin, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net“.
Rreth 15 automjete të Njësisë speciale dhe automjete shtesë të policisë, pak pas orës 5 të mëngjesit të sotëm, u vendosën pas kalimit administrativ në Jarinjë, pra përgjatë rrugës.
Derisa i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili përmes një shkrimi në Facebook, tha se situata është e qetë, derisa ka thënë ky veprim ka për qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë, konkretisht targave të automjeteve./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.