×
  • Lajme
  • Lajme

    NATO reagon për situatën në veri, mesazh të fuqishëm Kosovës dhe Serbisë

    Reporteri
    24 Shtator 2021 | 18:20

    NATO ka bërë thirrje për qetësim të menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës.


    Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e NATO-së, Oana Lungescu, ku thuhet se NATO bën thirrje që Beogradi dhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin çfarëdo vendimi të një anshëm dhe të kthehen në dialog, shkruan Reporteri.net

    “Mandati i KFOR-it mbetet për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, ka shkruar Lungescu.

    “NATO bën thirrje për de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës së krijuar në veri të Kosovës. Ne i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës të jenë të përmbajtshëm, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të kthehen në dialog. Mandati i KFOR-it mbetet për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, tha Lungescu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!