×
  • Lajme
  • Lajme

    Të hënën hapen shkollat dhe çerdhet, Vitia jep detaje rreth masave të reja lehtësuese

    Reporteri
    24 Shtator 2021 | 18:59

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja lehtësuese antiCOVID.


    Vitia në një konferencë për media tha se nga dita e hënë në fuqi do të hyjnë masat e reja

    “Është vendosur që nga data 27 shtator, procesi mësimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor të vazhdojë në përputhje me udhëzuesin e veçantë. Procesi mësimor në institucionet e arsimit parauniversitar zhvillohet sipas skenarëve përkatës, jo më shumë se 20 nxënës në klasë. Gastronomia nga data 27 shtator lejohet të shfrytëzojë hapësirat e mbyllura deri në 50 përqind e kapaciteteve të hapësirës, kurse në hapësirat e hapura deri në 70 përqind të kapaciteteve. Klientët dhe stafi duhet të jenë të pajisura me certifikata të vaksinimit, ose dëshmi se janë negativ me COVID-19”, tha ai.

    Ai ka përsëritur se duhet të vazhdohet mbajtja e maskës dhe distancës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!