Nga Presidenca e Kosovës kanë reaguar pasi Serbia po provon të rrisë tensionet në kufirin me Kosovën.
Shefi i Kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela, në një postim në ‘Twitter’ ka thënë se Serbia po i rrit tensionet në kufi duke grumbulluar njësi policoro-ushtarake.
Sipas tyre, regjimi i Vuçiqit po kthehet në një politik të llojit të Millosheviqit për të kërcënuar dhe punuar në mënyrë aktive për të destabilizuar fqinjët e saj.
“Serbia vazhdon të rrisë tensionet rreth kufirit me #Kosovën duke grumbulluar njësi policore-ushtarake. Regjimi hegjemonik i # Vuçiqit po kthehet në politikën e Millosheviqit për të kërcënuar dhe punuar në mënyrë aktive për të destabilizuar fqinjët e saj. Përsëri, ata do të dështojnë”, ka shkruar ai.
⛔️ #Serbia continues raising tensions around the border with #Kosovo by amassing police-military units.
The hegemonic regime of #Vučić is reverting to Milošević’s policy of threatening & actively working to destabilize its neighbors. Again, they’ll fail.https://t.co/r3uKAuzJ1P
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) September 24, 2021
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.