×
  • Lajme
  • Lajme

    Petrit Zogaj për bllokadën në veri: Show deshi kjo qeveri, atë e gjeti

    Reporteri
    25 Shtator 2021 | 22:08

    Analisti politik, Petrit Zogaj ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në veri të vendit.


    Sipas tij, reciprociteti i vendosur nga Kurti dështoi për shkak se deshën ta paraqesin si një show dhe përmes këtoj show t’i fitonte zgjedhjet, shkruan Reporteri.net

    “Show deshti kjo qeveri dhe atë e gjeti”.

    Reagimi i plotë:

    “Vitin e kaluar, kur reciprociteti ishte ekonomik dhe ku Serbia demtohej me shume, nuk kishta barrikada ne veri, nuk digieshin objektet e institucioneve publike, e as nuk shkelej hapesira ajrore e Kosoves.Kete vit deshten qe reciprocitetin ta paraqesin si nje show. Shko ne Kuvend, shpalosi targat me RKS dhe tento qe permes kesaj me i fitu zgjedhjet lokale. Show deshti kjo qeveri dhe ate e gjeti.

    Nje kasnec i shumices parlamentare tha nje dite qe “qeveria i ka mendu te gjitha skenaret e mundshem ne lidhje me vendimin per targat.” Sic po shihet, pervec show qe kishte skenar, asgje tjeter s’kishte menduar”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!