Talebanët kanë varur 4 persona në mes të sheshit dje të cilët kishin rrëmbyer një biznesmen bashkë me djalin e tij të vogël.
Sher Ahmad Ammar, guvernatori i Heratit, tha se ata ishin vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e rendit, kur po përpiqeshin të largoheshin nga qyteti me pengjet.
“Trupat e tyre u sollën në shesh dhe u varën në mënyrë që të tjerët që kanë ndërmend të rrëmbejnë njerëz, ta dinë se çfarë i pret”, tha Ammar.
Ditën e djeshme, një nga anëtarët më të njohur të talebanëve ndër vite, mullah Noorudin Turabi, në një intervistë ka deklaruar se një rikthim i prerjeve të gjymtyrëve për kriminelët ishte i domosdoshëm.
“Gjymtimet janë të domosdoshme për të garantuar sigurinë e brendshme në vend, por që ndoshta do të ndodhin brenda burgjeve ose në ambient të mbyllur, dhe jo në sheshe si çdo të premte pas daljes nga xhamitë, siç ishte traditë makabër para vitit 2003”, u shpreh Turabi. /a2news.com/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.