Sot është dita e shtatë e masës së reciprocitetit të targave ndaj Serbisë.
Situata në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë gjatë ditës së shtunës ka qenë e tensionuar.
Në Qendren e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok ka pasur sulm me bombë ku është djegur kjo qendër.
Përveç kësaj ushtria serbe ka fluturuar me aeroplanë “MIG” mbi hapësirën ajrore afër kufirit me Kosovën.
E në orët e hershme të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka kaluar me automjete në qytetin e Zubin Potokut duke shkuar rrugës për në Bërnjak.
Kryeministri Albin Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë që mbajti mbrëmë për sot ka thirrur një takim me liderët e partive politike, ku do të diskutohet situata e krijuar në veri të vendit.
Duhet përkujtua që presidentja Vjosa Osmani ka anuluar mbrëmë vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u kthyer në Kosovë pas situatës në fjalë.
Lidhur me situatën në veri të vendit pati reagime edhe nga ambasadat e huaja si dhe nga Bashkimi Evropian ku u kërkua që Kosova dhe Serbia të mos kenë tensione, por gjithçka të zgjidhet përmes dialogut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.