×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina me më së shumti raste aktive me Covid-19

    Reporteri
    26 Shtator 2021 | 9:36

    Prishtina vazhdon të jetë komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19 në Kosovë.


    Në Prishtinë janë 935 raste aktive me COVID-19, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

    Pas Prishtinës vjen Prizreni me 388 raste aktive, ndërsa Fushë Kosova është e treta me 312 raste aktive.

    Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar gjithsej 159.793 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 2931 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 152.062 qytetarë, ndërsa janë 4800 raste aktive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!