×
  • Lajme
  • Lajme

    E goditi me shqelma mjekun e ia theu pajisjet në ordinancë, arrestohet pejani

    Reporteri
    26 Shtator 2021 | 10:06

    Një burrë nga Peja është arrestuar sepse ka goditur me shqelma një mjek, gjersa ky i fundit po punonte në ordinancën e tij.


    I dyshuari gjithashtu i ka thyer dhe demoluar edhe pajisjet e orenditë në ordinancën e viktimës.

    “Pejë 25.09.2021 -18:45, Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht, duke e goditur me shqelma viktimën mashkull kosovar (mjek), gjersa ai ishte duke punuar në ordinancën e tij.” thuhej në raportin 24 orësh të policisë.

    Tutje bëhej e ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!