×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër fillon mësimi

    Reporteri
    26 Shtator 2021 | 10:43

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook ka thënë se janë bërë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor nesër.


    Ajo ka thënë se mbi 90% e mësimdhënësve dhe stafit tjetër që punon në shkolla janë vaksinuar, më shumë se 65% prej tyre me të dy dozat.

    Megjithatë, Nagavci ka shkruar se përkundër progresit në vaksinimin e popullsisë, e në veçanti të punonjësve të arsimit, ky vit shkollor mund të jetë shumë sfidues.

    Shkrimi i saj i plotë:

    Nesër fillon viti i ri shkollor.Kam vizituar gjatë gjithë kësaj kohe shumë shkolla dhe kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtues shkollash, mësues e prindër.

    Ndonëse situata me pandeminë na ka sjell në një gjendje të vështirë e me shumë sfida, janë bërë pregatitjet e duhura për të filluar vitin e ri shkollor.

    Mbi 90% e mësimdhënësve dhe stafit tjetër që punon në shkolla janë vaksinuar, më shumë se 65% prej tyre me të dy dozat.

    Përkundër progresit në vaksinimin e popullsisë, e në veçanti të punonjësve të arsimit, ky vit shkollor mund të jetë shumë sfidues.

    Prandaj është e domosdoshme të respektohen masat mbrojtëse të rekomanduara nga profesionistët shëndetësor.

    Kjo është mënyra më e mirë për të vënë nën kontroll pandeminë, duke i kontribuar mbarëvajtjes së procesit mësimor dhe ruajtjes së shëndetit publik.

    Mësuesit e drejtuesit e shkollave kanë shumë punë e përgjegjësi, por jam e bindur se angazhimi dhe kujdesi i tyre nuk do të mungojë. Vaksinimi, respektimi i masave si dhe bashkëpunimi në të gjitha nivelet dhe me prindërit do të na mundësojë një vit të suksesshëm shkollor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!