Gazetari Ermal Panduri në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar një fotografi dhe video të një serbi i cili po mban në dorë një thikë.
Ky serb ndodhet në protesten në Jarinjë, ku tash e disa ditë po qëndrojnë disa serbë, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Në videon e publikuar, ky serb dëgjohet duke thënë:
“Le të vijnë këtu”, derisa shanë rëndë dhe bën gjestin e tmerrshëm me thikë.
“Ky ndoshta eshte jo normal, por fakti se e lene brenda protestes nje te tille, me arme te ftohta, tregon per mundesine e incidenteve. Kjo pastaj mund te quhet nga ta edhe justifikim per eskalim eventual.”, ka shkruar Panduri.
Theksojmë se sot është dita e shtatë që kur u vendos masa e reciprocitetit të targave ndaj Serbisë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.