Policia britanike ka arrestuar një burrë të dyshuar për vrasjen e vajzës me profesion mësuese, Sabina Nisa. 28-vjeçarja u gjet e pa jetë javën e kaluar në një park të Londrës.
Mësuesja 28-vjeçare u zhduk të premten e kaluar, më 17 shtator, pasi la shtëpinë e saj në jug të Londrës për të ecur në një distancë të shkurtër, nëpër një park dhe për të shkuar në një bar ku do të takonte një shoqe.
Një kalimtar e gjeti trupin e saj ditën tjetër, rreth orës 17:30. Sipas agjencisë britanike të lajmeve PA, ajo ishte sulmuar me thikë dhe autori e kishte fshehur trupin e saj mes disa pemëve, raporton Top Channel.
“Një 38-vjeçar u arrestua rreth orës 03:00 të së dielës, 26 shtator në një adresë në Sussex-in Lindor”, njoftoi policia.
Rasti i Nicës ka shkaktuar pikëllim dhe zemërim në opinionin publik britanik duke sjellë çështjen e dhunës ndaj grave përsëri në plan të parë, gjashtë muaj pas reagimeve të forta ndaj rrëmbimit, përdhunimit dhe vrasjes së një gruaje në Londrën jugore në mars nga oficeri i policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.