×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbët organizojnë aheng në një lokal afër pikës kufitare në Bërnjak, policët e Kosovës po kujdesen për sigurinë e tyre

    Reporteri
    26 Shtator 2021 | 18:30

    Policia e Kosovës në ditën e shtatë rresht po qëndron në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak ku po zbaton vendimin e Qeverisë për masën e reciprocitetit të targave ndaj Serbisë.


    Situata sot vazhdon të jetë e qetë, ndërsa një numër i serbëve po vazhdojnë të protestojnë.

    Gazeta Online “Reporteri.net”, nga burimet e saj nga veriu se aktualisht në një lokal afër pikes kufitare në Bërnjak serbët kanë organizuar një festë (ditëlindje).

    Siç meson Reporteri.net një nga serbët është duke festuar ditëlindje.

    Pjesëtarët e Policisë së Kosovës që janë afër lokalit po kujdesen për sigurinë e qytetarëve të komunitetit serb që po mbajnë aktualisht festën, por edhe të gjithë qytetarëve të tjerë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!