×
  • Lajme
  • Botë

    Gjermanët zgjedhin pasuesin e Merkel, dalin “exit poll”-et e para

    Reporteri
    26 Shtator 2021 | 19:02

    Mbi 60 milionë gjermanë me të drejtë vote kishin mundësinë këtë të diel për të zgjedhur pasuesin e kancelares Angela Merkel, e cila i jep fund qëndrimit të saj në kryer të shtetit pas 16 vitesh.


    Procesi i votimit u mbyll në orën 18:00, ndërsa menjëherë kanë dalë “exit poll”-et e para, nga të cilat duket se rezultati do të jetë tejet i ngushtë. Sipas “exit poll”-eve të ARD, CDU/CSU dhe SPD janë “kokë më kokë” me nga 25% të votave, “Të Gjelbërit” 15%, ndërsa FDP 11%.

    Ndërkohë, sipas sondazhit të ZDF, i cili është i dyti më i madh për këto zgjedhje, CDU/CSU udhëheq me 26% të votave, kundrejt 24% të SPD, “Të Gjelbërit” 14,5%, FDP 12%.

    Votimi i së dielës konsiderohet ndër më të rëndësishmit, pasi kancelarja Angela Merkel tërhiqet nga politika pas 16 vitesh si kancelare.

    Nga tre kandidatët që konkurrojnë për rolin e kancelarit është Olaf Scholz. Si zëvendës i Merkel, ka qenë më e lehtë për të sesa për rivalin e tij konservator që të shihet si kandidat i vazhdimësisë. Por edhe nëse ai fiton me shumë mundësi do të ketë nevojë për mbështetjen e dy partive të tjera për të formuar një koalicion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!