Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 30 vjetorin e referendumit për pavarësinë e Kosovës.
Osmani përmes një postimi në Facebook, shkroi se para 30 vitesh, Referendumi që u mbajt për pavarësi të Kosovës nga Serbia, ishte hapi përmbajtësor dhe paraprijës i 17 shkurtit të vitit 2008
“Tridhjetë vjetë më parë, përcaktimi politik i shprehur me Referendumin për pavarësi të Kosovës nga Serbia, ishte hapi përmbajtësor pas Deklaratës së 2 Korrikut, Kushtetutës së Kaçanikut dhe së fundi paraprijës i 17 shkurtit të vitit 2008”, tha Osmani.
Tutje Osmani tha se me 26 shtator të vitit 1991, Kosova mori kahun e bërjes shtet nën udhëheqjen e presidentit historik, Ibrahim Rugova.
“Më 26 shtator të vitit 1991, rrugëtimi i Kosovës mori kahun e synuar ndër breza, drejt bërjes shtet nën udhëheqjen e urtë të presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova. Në këtë përvjetor, i kujtojmë me respekt të gjithë ata që organizuan Referendumin, një nga ngjarjet, e cila i vuri themelet e para të shtetit të Kosovës!”.
“E tashmja nuk ka kuptim pa e kujtuar të kaluarën, pa e hedhur vështrimin prapa në rrugën në të cilën kemi ecur, duke njohur njëkohësisht kontributin e shumë burrave e grave të këtij vendi për shtetin që e kemi sot!”, ka shkruar Osmani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.