×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga sot, pa vaksinë ose test negativ s’ka kafe

    Reporteri
    27 Shtator 2021 | 6:59

    Nga dita e hënë, sektorit të gastronomisë në Kosovë do t’i lejohet shfrytëzimi i hapësirave të brendshme, por me kusht që klientët të posedojnë dëshmi se janë të vaksinuar, test negativ apo serologjik.


    Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se verifikimi është i lejueshëm edhe përmes formës elektronike, përmes QR kodit, ndërsa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka paralajmëruar se nuk do të ketë tolerancë për bizneset që shkelin masat antiCOVID-19.

    Gastronomia deri më sot është lejuar të punojnë vetëm në ambiente të hapura.

    Sipas vendimit të fundit të Qeverisë institucionet shtetërore dhe institucionet private detyrohen të paraqesin certifikatën e vaksinimit para hyrjes ku operojnë, përfshirë qendrat tregtare, Call center, Gastronomia në ambientet e brendshme dhe të gjithë punonjësit në institucionet publike dhe private që kanë punë me palë.

    Shkollat dhe çerdhet do të hapen nga e hëna, aktivitetet sportive mund të kenë prani të shikuesve deri 10 për qind të kapaciteteve në ambientet e brendshme, duke pasur certifikatën e vaksinimit ose testin PCR, serologjik ose testin rapid antigjen.

    Prej 13 marsit 2020, deri më 26 shtator 2021, Kosova ka regjistruar 159.870 raste me COVID-19, prej tyre 152.758 janë shëruar, 4.176 raste janë aktive, ndërsa 2.936 kanë vdekur. Deri më sot, me dy doza të vaksinës janë vaksinuar mbi 500 mijë qytetarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!