×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Kosovarët në rrjete sociale thonë se Vuçiq është vëllai im

    Reporteri
    27 Shtator 2021 | 11:16

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është deklaruar para mediave lidhur me takimin që pati sot me kryeministrin Albin Kurti si dhe zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.

    Ndër të tjerash, Edi Rama është pyetur nëse ka patur ndonjë diskutim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për situatën në Kosovë.

    Ai me këtë rast pati një përgjigje ironike, duke thënë se kosovarët në rrjetet sociale thonë se Vuçiq është vëllai i tij.

    “Nuk kam patur ndonjë diskutim me Vuçiq, apo me vëllaun tim siç e quajnë shumë kosovarë në rrjetet sociale. Nuk kam diskutuar me të sepse nuk ka çfarë diskutohet për këtë situatë teatrale që po bën Serbia. Ne e mbështesim dialogun 100%, dhe është rruga e vetme e duhur në këtë situatë. Ky është një teatër i rrezikshëm” deklaroi Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!