Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me kabinetin e tij po qëndron në Kosovë për vizitë një ditore.
Fillimisht ai u prit me ceremoni shtetërore nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan Reporteri.net.
Në agjendën e kryeministrit Rama, nuk figuron takimi me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.
Në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net, sipas zyrës së kryetarit Konjufca, në agjendën e tij kishte shkuarjen në Bërdo të Sllovenisë, mirëpo sipas tyre anulimi i vizitës së tij është bërë për arsye të situatës në veri të vendit.
“Kur jemi kontaktuar nga protokolli nga kabineti i zotëri Edi Rama, në agjendë ka qenë të jemi sot në konferencë në Bërdo, mirëpo kryetari e ka anuluar konferencën për shkak të situatës në veri. Kjo është arsyeja”, tha Ilir Kërçeli, këshilltar i kryeparlamentarit Konjufca.
Rama gjithashtu pritet të takojë edhe krerët e partive politike në vend, derisa vizita e tij përfundon me një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës (Salla 014 në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës)./Reporteri.net/