Gjatë vizitës një ditore në Kosovë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
Përmes një postimi të bërë në Facebook, Abdixhiku ka treguar se kanë diskutuar relacionet e dy vendeve, Kosovë-Shqipëri, si dhe situatën e krijuar në veri, transmeton Reporteri.net.
Tutje, kreu i LDK-së ka bërë të ditur se ka marrë ftesë zyrtare nga kryeministri Rama për të vizituar Shqipërinë.
Postimi i plotë:
Sot, me bashkëpunëtorë, në selinë e LDK-së, prita në takim Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Diskutuam mbi relacionet e dy vendeve; situatën e krijuar në Veri; si dhe të ardhmen e përbashkët në familjen euro-atlantike.
Kryeministrin Rama e falenderova për përkrhajen që po i jep Kosovës në proceset e rëndësishme. Po ashtu, nga ai, mora ftesë për një vizitë zyrtare në Shqipëri, të cilën do ta realizojë së shpejti.
Raportet ndërshqiptare, janë bazamenti i suksesit tonë. Për këtë, unë dhe LDK jemi të përkushtuar pa hezitim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.