Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qëndruar sot në Kosovë, ku në vazhdën e shumë takimeve ka biseduar edhe me kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn.
Haradinaj, përmes një postimin në profilin e tij në ‘Facebook’ ka bërë të ditur se i ka kërkuar Kryeministri shqiptar ndërtimin e hekurudhës, Kosovë – Shqipëri, shkruan Reporteri.net
Gjithashtu, Hardinaj thotë se me Ramën kanë biseduar edhe për ngjarjet e fundit në vend, me theks të veçantë për situatën në Veri.
Postimi i plotë i Haradinajt:
“RAMËS I KERKOVA HEKURUDHËN KOSOVË – SHQIPËRI
Me Kryeministrin Edi Rama diskutuam çështjen e finalizimit të hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm, që lehtëson qarkullimin dhe lidh edhe më tepër vendet tona, i rëndësishëm për forcimin e sigurisë në rajon dhe integrimin në NATO.
Po ashtu, diskutuam për gjendjen e sigurisë në Kosovë me theks të veçantë në veriun e vendit.
Bashkëpunimi vëllezëror ndërmjet dy vendeve tona është jetik për zhvillimin e gjithëmbarshëm. Qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë duhet të bëjnë të pamundurën që të heqin të gjitha barrierat që vështirësojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat e posaçërisht në atë ekonomike”.