Eshtrat e 6 personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, raportohet se janë gjetur në një varrezë masive në Serbi. Raportimi i mediave pretendonte se në mesin e tyre janë edhe eshtrat e Ukshin Hotit. Por gjithçka e ka mohuar djali i tij, Andin Hoti, në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net.
Madje, Andin Hoti, i ka konsideruar tendencioze këto raportime për gjetjen e eshtrave të babait të tij të zhdukur qysh nga viti 1999.
“Nuk ka asgjë të vërtetë, nuk ka asgjë zyrtare në ketë drejtim”, tha ai.
“‘Nuk ka asgjë të vërtetë nga ai lajm. Është tendencioze, nuk është i saktë”, tha Hoti për Reporteri.net.
Sipas tij, eshtrat që pritet të kthehen gjatë këtyre ditëve tek familjarët e tyre janë të personave të zhdukur që janë gjetur në një varrezë në Rezallë.
“Do të vijnë trupat e gjetur në Rezalle”, tha ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.