×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla: Në veri po zbatohen vendimet e shtetit, prania e policisë në pikat kufitare nuk është provokim

    Reporteri
    28 Shtator 2021 | 13:07

    Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla tha sot se Policia e Kosovës po qëndron në pikat kufitare me Serbinë për siguri të qytetarëve dhe kjo sipas tij nuk është as provokim, as kërcënim për asnjë qytetar por përkundrazi sipas tij, ligjshmëria në veri është parakusht për zhvillim, mirëqenie e prosperitet të vendit dhe qytetarëve atje.


    Sveçla në një konferencë për media pas takimit me homologun e tij austriak Karl Nehammer, tha se ligjshmëria në veri është parakusht për zhvillim, mirëqenie, prosperitet të vendit dhe qytetarëve atje”, tha ministri Sveçla.

    Ai foli edhe për ofertën që KFOR-i ka bërë për t’u larguar Njësia Speciale, ofertë kjo që është pranuar nga autoritetet kosovare, por është refuzuar nga banorët serbë, e që sipas tij ky refuzim ka shpërfaqur qëllimin e tyre të vërtetë, se ata kanë qëllime të tjera politike me bllokimin e rrugëve në Jarinjë dhe Bërnjak.

    “KFOR-i ka ofruar angazhime shtesë dhe sigurimin e pikave kufitare me forca shtesë, ne kemi thënë se me largimin e barrikadave prezenca e Njësisë Speciale është e panevojshme, por edhe kjo ofertë e komandantit të KFOR-it është refuzuar nga këto elemente ekstremiste dhe me këtë refuzim këta kanë dëshmuar se nuk janë të brengosur me praninë e Njësisë Speciale, por qëllimet e tyre janë thellësisht politike dhe në dëm të sovranitetit të vendit tonë”, ka deklaruar Sveçla në konferencën për media me homologun austriak Karl Nehammer, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!