×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA teston armën që udhëton 5 herë më shpejt se zëri

    Reporteri
    28 Shtator 2021 | 19:07

    Ushtria amerikane bëri me dije se testoi me sukses një raketë të re moderne hipersonike që udhëton 5 herë më shpejt se shpejtësia e zërit.


    Sipas Pentagonit, testi u krye javë e kaluar dhe ishte i pari i llojit të tij për Armët Hipersonike që prej vitit 2013.

    Raketa e ndërtuar nga kompania Raytheon, u lëshua nga një avion përpara se të ndizte motorët e saj “Northrop Grumman”. Ky motor punon duke kompresuar ajrin që hyn me karburant hidrokarburesh, për të arritur një shpejtësi deri në 1700 metra për sekondë, ose e thënë ndryshe 5 herë më shumë se shpejtësia e zërit.

    Sipas ekspertëve SHBA, Rusia dhe Kina kanë programet më të zgjeruara të raketave hipersonike, me dy vendet e fundit që janë disa hapa më para.

    Në maj, Rusia testoi tre raketa hipersonike ‘Satan 2’, që mendohet se mund të “fshijnë” nga harta zonat me madhësinë e Anglisë dhe Uellsit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!