×
  • Lajme
  • Botë

    Përleshje mes të rinjve në një shkollë të mesme, dy të plagosur

    Reporteri
    28 Shtator 2021 | 21:24

    Dy grupe të mëdha adoleshentësh u përfshinë në një përleshje të dhunshme në Selanik, Greqia Veriore, të Martën në mëngjes, në atë që mediat lokale po e përshkruajnë si një përplasje e nxitur ideologjikisht midis grupeve rivale në një shkollë të mesme në periferi të Stavropolit Perëndimor.


    Sipas raportimit, përleshja filloi pasi rreth 30 adoleshentë me kapuç sulmuan një tubim proteste që po mbahej jashtë shkollës nga një grup studentësh të saj, që po protestonin si kundërpërgjigje e sulmit javën e kaluar kundër anëtarëve që po shpërndanin fletushka me përmbajtje të prirur nga e majta.

    Sipas një dëshmitari të sherrit që foli për faqen lokale të lajmeve “Voria.gr”, adoleshentët me kapuç, të cilët besohet se përkrahin ideologjitë e ekstremit të djathtë, ishin mbledhur pas ndërtesës së shkollës më herët gjatë ditës për të organizuar sulmin në marshim.

    Në videot e regjistruara ata shihen duke u afruar tek protestuesit në mënyrë të organizuar, të armatosur me shkopinj dhe armë të tjera. Ata mbanin veshur maska, kapuç dhe helmetat e përplasjes. Dëshmitarët raportuan se kishin parë thika. Të paktën dy persona u plagosën.

    “Ata duhej të ishin dëbuar nga shkolla shumë kohë më parë,” tha dëshmitarja 17-vjeçare për Voria, duke i përshkruar sulmuesit si fashistë. “Ata mund të kenë lënduar shumë fëmijë,” shtoi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!