Gati për gjysmë ka rënë numri i pacientëve me COVID-19 në spitalet dhe klinikat e Kosovës për një javë. Teksa një javë më herët në spitale e klinika po trajtoheshin 497 pacientë të tillë, në raportin ditor të së mërkurës (sot), janë regjistruar 263 pacientë.
Sipas Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, 29 prej pacientëve janë në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.
186 prej pacientëve po trajtohen me oksigjenoterapi.
Në Klinikën Infektive janë 57 pacientë, në Mjekësinë Sportive 27, në Pulmologji 29 pacientë (post-COVID), ndërkaq në Mjekimin Intensiv në Klinikën Infektive janë 13 pacientë.
Sa i përket spitaleve rajonale, ai i Pejës është më i ngarkuari me 44 pacientë. Pasojnë ai i Ferizajt me 24 pacientë, i Gjilanit me 19, i Gjakovës me 18, i Prizrenit me 16, i Mitrovicës me 13 dhe i Vushtrrisë që ka vetëm dy pacientë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.