×
  • Lajme
  • Lajme

    Të hënën mblidhet Kuvendi i Kosovës

    Reporteri
    29 Shtator 2021 | 11:36

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka bërë të ditur se është vendosur që seanca e radhës të jetë të hënën në orën 10:00.


    Tahiri ka thënë se në këtë mbledhje ka ngritur shqetësimin për vonesën e votimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

    “Një prej çështjeve që e kam ngritur është votimi i anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Edhe kësaj here nuk e kemi pas konsensusin që një çështje të tillë ta vendosim në seancë të Kuvendit. Unë mendoj që një çështje e tillë që është plotësimi i anëtareve në gjykatën kushtetueses nuk duhet të shtyhet pafundësisht”, ka thënë Tahiri.

    Ai ka shtuar se është e rëndësishme që si Kuvend të jemi të përgjegjshëm ndaj këtij institucioni.

    “Deputetët duhet të vendosin se kush do të jenë 2 nga 5 kandidatët që janë në garë që do të shkojnë si anëtarë në Gjykatën Kushtetuese”, tha Tahiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!