×
  • Lajme
  • Lajme

    Von der Leyen për zhvillimet në veri: Të vazhdohet dialogu që situata të shtensionohet

    Reporteri
    29 Shtator 2021 | 12:08

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se Kosova e Serbia duhet të zhvillojnë dialog konstruktiv dhe të shtensionojnë situatën në veri të vendit.


    Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, Von der Leyen është shprehur se me rëndësi është që të gjitha palët e përfshira të punojnë së bashku për të ardhmen.

    “Së pari çështja që po e shohim aktualisht në kufirin Kosovë-Serbi në veri. Derisa ne po flasim këtu, negociatorët janë duke diskutuar në Bruksel pasi që mendoj se për këtë kanë mandat. Unë mendoj se situata duhet të shtensionohet dhe të gjitha problemet të zgjedhen me dialog. Unë personalisht vij nga një vend që është përgjegjëse për Luftën e Dytë Botërore dhe që botës ia ka sjell Holokaustin, por e di sa e rëndësishme është të kalohen pengesat me shtetet e tjera. Ne e kemi filluar me bashkëpunime të vogla dhe kjo na ka sjell në një proces shumë më të madh të bashkëpunimit, pasi që në këtë mënyrë respektojmë edhe jetët e humbura në të kaluarën teksa synimet i kemi tek e ardhmja”, ka thënë Ursula Von der Leyen, transmeton lajmi.net.

    Ajo ka thënë se integrimi i Kosovës dhe shteteve të tjera në Bashkimin Evropian kërkon investim dhe kohë, teksa ka kërkuar shtensionimin e menjëhershëm të situatës.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!