×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidati për president të Serbisë, viziton protestuesit serb në Jarinjë

    Reporteri
    29 Shtator 2021 | 16:56

    Milosh Jovanoviç, kryetar i Partisë Demokratike të Serbisë, me disa bashkëpunëtor, sot janë futur në Kosovë, përkatësisht në Jarinjë, për t’u takuar me qytetarët serb protestues.


    Në videoxhirimet që sjellë ekipi i KALLXO.com, Jovanoviç bashkë me disa bashkëpunëtor të tij, kanë hyrë në Kosovë duke ecur në këmbë nëpërmes rrugës kryesore.

    Përndryshe, Milosh Jovanoviç, dekan në Fakultetin Juridik në Universitetin e Beogradit, është gjithashtu kandidati i propozuar nga Partia Demokratike e Serbisë dhe disa mbështetës në koalicion, për zgjedhjet presidenciale të vitit 2022.Për takimet në tendë e jashtë saj që ai me grupin që e shoqëronte ka pasur me qytetarët serb protestues, nuk ka pasur ndonjë prononcim për media.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!