×
  • Lajme
  • Botë

    Talebanët i rikthehen sërish sheshit të lojërave, të armatosur deri në grykë po argëtohen aty

    Reporteri
    29 Shtator 2021 | 21:01

    Me armët AK-47 dhe M4, ushtarët talebanë u panë në sheshin e lojërave.


    Luftëtarët talebanë të armatosur rëndë u fotografuan duke shijuar lojërat te liqeni pranë Kabulit, disa javë pasi grupi militant mori kontrollin e Afganistanit dhe filloi të ri-zbatonte sundimin e tyre të ashpër islamik, përcjellë Gazeta Online Reporteri.net.

    Me pushkët e sulmit AK-47 dhe M4, ushtarët u kapën në stola të çeliktë shumëngjyrësh ndërsa hidheshin përpara dhe mbrapa.

    Grupi,duke filluar me një moshë nga 18 deri në 52 vjeç – po pushonte në një park argëtimi të vogël pranë rezervuarit Qarghah në periferi të kryeqytetit afgan, ku familjet dhe fëmijët normalisht kalojnë kohën aty.

    Talibanët premtuan një rregull më të moderuar këtë herë, por tashmë kanë kufizuar liritë e Afganëve, duke përfshirë përjashtimin e vajzave nga shkolla dhe sportet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!