×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër të vdekur dhe 45 raste të reja pozitive me coronavirus në 24 orët e fundit

    Reporteri
    30 Shtator 2021 | 15:02

    Katër pacientë të infektuar me coronavirus kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë, teksa janë konfirmuar edhe 45 raste të reja pozitive.


    Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se të enjten janë shëruar edhe 298 pacientë që ishin të infekuar me virusin SARS CoV-2, duke e çuar kështu shifrën totale të të shëruarve në 154.191, shkruan Reporteri.net.

    Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 15.910 qytetarë, ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë administruar gjithsej 1.328.825 doza të vaksinës anti-COVID.

    Aktualisht janë 2.928 raste aktive me coronavirus në vend.

    Ky është njoftimi i plotë i MSH-së:

    30 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

    Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.910 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.328.825 doza të vaksinës.

    Deri më sot 530.959 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Nga 3.380 testime, 45 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

    Sot janë shëruar 298 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.191

    Në total numri i rasteve aktive është 2.928

    Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

    https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

    Mbani maskat!

    Respektoni distancën!

    Mbani higjienën!

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!