Një veturë ka goditur për vdekje një këmbësor në qytetin e Vushtrrisë.
Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Policia bën të ditur se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur nga pakujdesia e shoferit të automjetit.
Gjithashtu, Zahiti për Reporteri.net tha se viktima është një 56-vjeçar, derisa drejtuesi i automjetit është një 22-vjeçar i cili është dërguar në mbajtje.
“Sonte, rreth orës 20:00 të datës 30 shtator 2021, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, gjegjësisht në segmentin rrugor Vushtrri, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Në aksident është përfshirë një automjet me targa vendore që ka goditur këmbësorin-viktimën E. Xh., 56 vjeçar, i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara është raportuar se në ora 22:00 në QKUK- ka ndërruar jetë. Nga hetimet e para, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit. Ndërsa të dyshuarit- drejtuesit të automjetit E. M., 22 vjeç, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit”, ka thënë Zahiti./Reporteri.net/