×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet 13-vjeçarja e zhdukur nga Gjakova, ishte rrëmbyer dhe dyshohet se u dhunua seksualisht nga dhëndri i xhaxhait

    Reporteri
    01 Tetor 2021 | 9:06

    Të mërkurën u shpall në kërkim nga Policia e Kosovës e të enjten është gjetur një 13-vjeçare nga fshati Janosh i Gjakovës.


    13-vjeçarja ishte rrëmbyer para një jave nga E.K. 35 vjeç, i cili po ashtu kërkohej nga Policia për veprën penale, “rrëmbim”.

    Policia e Gjakovës në bashkëpunim me atë të Pejës, i gjeti të dy në fshatin Vitomiricë.

    Drejtoria Rajonale e Gjakovës ka njoftuar që i dyshuari pas arrestimit, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërsa, viktima është strehuar në shtëpinë e sigurt. Por, pas intervistimit të palëve, vepra penale, nga person i zhdukur është rikualifikuar si dhunim.

    “Në lidhje me rastin e raportuar person i zhdukur, pas kërkesës së publikuar nga PK-ja për bashkëpunim, qytetarë të Rajonit të Pejës kanë njoftuar për vendndodhjen e të dyshuarit. Dje, datë 29.09.2021, në bashkëpunim me njësitet policore nga Rajoni i Pejës, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i të dyshuarit në fshatin Vitomiricë – Pejë. Pas arrestimit, i dyshuari, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktima është strehuar në shtëpinë e sigurt. Po me urdhër të prokurorit, viktima do të dërgohet për ekzaminim mjekësor. Vepra penale pas intervistimit të palëve, nga Person i Zhdukur është rikualifikuar si Dhunim. Hetimet janë duke u zhvilluar nga Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjakovë nën mbikëqyrje dhe bashkëpunim të afërt me prokurorin kompetent.”

    E tronditur nga ky rast është nëna e viktimës. Sipas saj, vajza e mitur është mashtruar dhe nuk ishte e vetëdijshme për qëllimet e rrëmbyesit të saj.

    Madje, E.K., i dyshuar për përdhunim, nuk ishte person i panjohur për familjen.

    Sipas ATV ai është dhëndri i xhaxhait të tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!