×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënohet me burgim të përjetshëm burri nga Prizreni që vrau gruan me 14 plumba

    Reporteri
    01 Tetor 2021 | 9:34

    Bajram Velija, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij me 13 plumba, Armenda Aliu Velija, është dënuar me burgim të përjetshëm, shkruan Reporteri.net.


    Lajmin e ka bërë të ditur avokati i palës së dëmtuar, Arianit Koci, përmes një postimi në Facebook.

    “Vrasësi i gruas së vet, Armenda Aliu Velija, u dënua me burgim të përjetshëm. Gjykata, ashtu si e kam propozuar në cilësinë e përfaqësuesit të palës së dëmtuar, e ka dërguar porosinë në shoqërinë tanë: tash e tutje, vrasjet e grave do të dënohen maksimalisht. Përndryshe, ky vendim i guximshëm po e kthen besimin në sistemin e drejtësisë”, ka shkruar Koci.

    Ngjarja kishte ndodhur në mbrëmjen gushtit të vitit 2019, në lagjen Ortakoll në Prizren. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!