×
  • Lajme
  • Lajme

    Edita Tahiri e quan anti-amerikane Qeverinë Kurti: Për kë po punoni ju

    Reporteri
    01 Tetor 2021 | 10:41

    Ish-shefja e grupit negociator të Kosovës, Edita Tahiri e ka quajtur Qeverinë Kurti si antiamerikane.


    Ish-ministrja ka thënë se vendimi i Qeverisë për gazsjellësin është i rrezikshëm për interesat e Kosovës.

    “Nuk eshte befasues vendimi anti-amerikan i qeverise aktuale per gazjellesine. Anti-amerikanizmi i VV dhe liderit te saj eshte manifestuar vazhdimisht. Ky eshte nje zhvillim i rrezikshem per interesat gjeostrategjike te Kosoves, te cilat duhet te jene ne linje me perendimin dhe pro-amerikane. Pyetja eshte se per kend punon VV dhe Qeveria Kurti” shkruan Edita Tahiri në reagim.

    Gjatë ditës së djeshme, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës nuk do të vazhdojë tutje me projektin për kyçjen e Kosovës në gazsjellësin ekzistues në Maqedoninë e Veriut, projekt ky i përkrahur nga MCC-ja amerikane.

    Rizvalloni ka thënë se kanë nevojë për më shumë informacione rreth projektit të gazsjellësit për të ditur nëse është projekt adekuat për tranzicionin energjetik të Kosovës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!