×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjatë transportimit, grabitet një shumë e parave nga vetura e Postës së Kosovës

    Reporteri
    01 Tetor 2021 | 11:13

    Sot gjatë orës 8:30 të mëngjesit është raportuar një rast grabitje në Obiliq.


    Disa persona të armatosur kanë ndaluar veturën zyrtare të Postës së Kosovës që po transportonte paratë në një lokacion të caktuar afër fshatit Dardhishtë të Obiliqit, shkruan Reporteri.net

    Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Sipas Ahmetit, Policia po punon në zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personave të dyshuar.

    “Rreth orës 08:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në fshatin Dardhishtë të Obiliqit.

    Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer prej dy personave të dyshuar, të cilët nën kërcënimin e armës( revole), kanë grabitur një sasi parash, nga punëtorët e PTK-së, të cilët me veturë zyrtare po transportonin paratë në një lokacion të caktuar.
    Nuk raportohet për persona të lënduar.

    Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të dyshuar”, tha Ahmeti për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!