×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas dorëheqjes së Arben Vitisë, Ministria e Shëndetësisë do të udhëhiqet nga Dafina Gexha

    Reporteri
    01 Tetor 2021 | 11:41

    Arben Vitia sot dhe zyrtarisht ka bërë të ditur dorëheqjen e tij nga Ministria e Shëndetësisë për të vazhduar rrugën si kandidat për kryetar të Prishtinës.


    Pas dorëheqjes së tij, postin e ushtrueses së detyrës në Ministrinë e Shëndetësisë do ta bartë, Dafina Gexha, shkruan Reporteri.net

    Vitia, në një konferencë për media tha se postin do t’ia kalojë Dafina Gexhës.

    “Jam i kënaqur për angazhimin e deritanishëm. Detyrën po ia lë Dafina Gexhës, aktualisht zëvendës-ministre në ministrinë respektive. Parandalimi i pandemisë, vaksinimi dhe dhe mbrojtja e jetës së qytetarëve do të vazhdojnë të mbesin prioritetet e stafit me të cilin jam krenar që kam bashkëpunuar”, tha ndër të tjera Vitia në një konferencë të thirrur për media.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!