Koreja e Veriut tha se ka testuar një raketë anti-ajër “të zhvilluar rishtazi”.
Sipas agjencisë verikoreane të lajmeve KCNA, prova u krye të enjten.
Raketa ka një “performancë të jashtëzakonshme luftarake” dhe përfshin teknologji të reja, tha KCNA.Ditë më parë, Koreja e Veriut tha se ka testuar edhe një raketë të re hipersonike, e cila besohet se ka aftësi bërthamore.
Muajin e kaluar, ajo ka testuar edhe raketa lundrimi me rreze të gjatë veprimi dhe raketa balistike.Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, tha se testet e tilla “krijojnë shanse më të mëdha për paqëndrueshmëri dhe pasiguri”.
Phenjani thotë se armët e tij janë të nevojshme për vetëmbrojtje dhe e akuzon SHBA-në dhe Korenë e Jugut për “standarde të dyfishta”.Shteti komunist, tash e sa vite, është nën sanksione ndërkombëtare për armët e tij bërthamore dhe programet e raketave balistike
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.