Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka takuar këtë të premte të Dërguarin e Posacëm të BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak.
Ai është shprehur se me Lajçak kanë diskutuar për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.
“Diskutuam me Lajçak, për marrëveshjen për de-eskalim të situatës në veri të Kosovës. NATO vazhdon të ofrojë ambient të sigurt dhe lirinë e lëvizjes”, ka thënë Stoltenberg.
“NATO dhe BE kanë interes të përbashkët në zgjidhje politike afatgjatë për rajonin”.
Gjatë ditës së djeshme, është arritur një marrëveshje për targat mes Serbisë e Kosovës në Bruksel.
Sipas marrëveshjes forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës të vendosura në Jarinjë e Bërnjak, do të largohen njëkohësisht me bllokadat në rrugë, më 2 tetor në orën 8:00 dhe gjithë kjo tërheqje do të përfundojë maksimalisht deri në orën 16:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.